28 vjecarja humbi jetën, pasu u qëllua nga i dashuri xheloz

Një vajzë e re është qëlluar për vdekje me thikë nga ish-i dashuri xheloz, i cili e kishe parë teksa dilte me një djalë tjetër.

Punonjësja e kroçerave Cristina Ortiz-Lozano u vra në një sulm mizor nga ish-i dashuri i refuzuar, Abdelaziz El Yechioui Ourzat, thanë prokurorët.

Sot në gjyqin e ngjarjes, u tha se si vrasësi ishte kapur në kamera duke u fshehur “në errësirë” jashtë një bari ku ajo kishte dalë me një djalë që kishte njohur në rrjetet sociale.

Ai më pas kishte ndjekur çiftin teksa i drejtoheshin shtëpisë së saj, para se t’i ndiqte brenda dhe ta qëllonte vajzën 23 herë me një thikë kuzhine, teksa i njohuri i saj priste përjashtë.

Prokurorja Kerry Maylin tha në gjykatën e Winchester në Britani, se 30 vjeçari Ourzat, ishte një “ish-i dashur xheloz që nga tërbimi kreu një sulm të çmendur ndaj vajzës, vetëm sepse ajo kishte dalë me një tjetër, që nuk ishte Ourzat”.

Në gjyq u tha se çifti ishin njohur në Spanjë dhe kishin qenë së bashku për 12 vjet, para se Ortiz-Lozano ta linte Ourzat, i cili është me origjinë marokene, prej vitit 2019.

Maylin tha se vajza ishte ndarë nga ish-i dashuri sepse “nuk përballonte dot paqëndrueshmërinë e tij dhe konsumin e alkoolit”.

Në kohën e ndarjes ata jetonin bashkë në Southampton, në jug të Anglisë, dhe ajo punonte në kroçerat Norwegian Cruise Line, ndersa Ourzat punonte në portin e qytetit.

Në gjykatë u tha se spanjollja Ortiz-Lozano i kishte kërkuar Ourzat të largohej nga shtëpia ku banonin, çka kishte bërë që ai të tërbohej duke shkatërruar orenditë.

Pas ndarjes Ortiz-Lozano njohu një tjetër burrë, Vincente Breso-Biosca, me të cilin kishte dalë nje nate në barin Sprinkles në shtator 2019 dhe më pas në pub-in Giddy Bridge në Southampton.

Në kamerat e sigurisë shihej Ourzat që ndiqte çiftin duke u fshehur nëpër hije që ata të mos e shihnin.

Më vonë Ortiz-Lozano e kishte pikasur ish-të dashurin dhe i kërkoi Breso-Biosca të largoheshin.

Prokurorja tha: “Ourzat i kishte ndjekur ata dhe kur Ortiz-Lozano hyri në shtëpinë e saj, ai e ndoqi për ta vrarë”.

Be the first to comment on "28 vjecarja humbi jetën, pasu u qëllua nga i dashuri xheloz"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*