28 vjeçarja tregon si humbi 152 kg pasi luftoi depresionin

Sa herë ju ka ndodhur t’i premtoni vetes që do të humbni ato kilogramët e bezdisshëm që keni marrë që verën e shkuar, e sërish të jeni gjendur përballë pasqyrës me po të njëjtën peshë? Mos u shqetësoni, u ndodh të gjithave, megjithatë jo të gjitha kanë forcën brenda vetes për t’ia dalë mbanë dhe për të pësuar një shndërrim drastik, si ai i Amber Rachdi, sensacionit më të ri në rrjete sociale.

Ishte vetëm 23 vjeç kur mori pjesë për herë të parë në reality-n e famshëm “My 600-lb Life”, ku edhe rrëfeu problemet e saj me mbipeshën, të cilat kishin nisur qëkur ishte 5 vjeç dhe peshonte plot 70 kilogramë, madje kujton se mjekët I kishin thënë prindërve të saj që rrezikonte të vdiste në moshën 30 vjeç si pasojë e obezitetit. Amber tregoi asokohe që ushqimi ishte e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll krizat e ankthit dhe episodet e vazhdueshme të depresionit.

“Ndonjëherë mendoj se nuk do të jem kurrë në gjendje të ndryshoj. Gjithçka më shkakton dhimbje. Jam kaq e kufizuar në atë që mund të bëj. Ndihem e bllokuar dhe e mjerë. Nuk arrij dot të bëj as lëvizjen më të vogël, më duhet të zvarritem nga dhoma në dhomë që të mund të marr gjërat që më nevojiten. Nuk jam në gjendje as të shkoj vetë në banjë apo të bëj dush. Jeta ime është aq bosh, mendoj vetëm çfarë të ha pasi vetëm kështu mund të pushoj zërat që kam në kokë dhe të mbush sadopak ndjenjën e boshllëkut që kam brenda meje.”-do të shprehej ajo asokohe, periudhë në të cilën peshonte plot 256 kilogramë.

Megjithatë jeta e Amber ka ndryshuar dhe këtë po e tregon çdo ditë në Instagramin e saj, madje është kthyer në sensacionin e momentit në rrjete sociale, pasi ka humbur plot 152 kilogramë. Në postimet e saj të vazhdueshme, ajo tregon sesi jeta e saj ndryshoi pasi luftoi çrregullimet e shëndeti mendor.

“Era e ndryshimit nisi në momentin kur e binda veten që kishte diçka që nuk shkonte me mua dhe kisha nevojë për ndihmë të specializuar. Vendosa të takoj një mjek psikiatër, doktor Nowzaradan, i cili më ka ndjekur për dy vite me radhë. Pasi arrita të mposht ankthin e depresioni, duhej të mposhtjakilogramët e tepërt. Fillimi ishte i vështirë, por duhej ta bëja për veten time. Ndoqa një regjim të rreptë dhe mësova të ushqehem shëndetshëm. Tani peshoj 106 dhe ndjek se kam RILINDUR. E di që nuk do të jem kurrë shumë e dobët, por kam bërë paqe me trupin tim”.-përfundon ajo.

Be the first to comment on "28 vjeçarja tregon si humbi 152 kg pasi luftoi depresionin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*