A përhapet virusi nëpër shkolla? Ja cfarë thonë shkenctarët

Shkollat nuk duket se luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e coronavirusit, thonë kërkuesit në Britaninë e Madhe. Universiteti i Varvikut shqyrtoi mungesat e nxënësve dhe mësuesve të bëra për shkak të coronavirusit gjatë vjeshtës në shkollat e Anglisë.

Mungesat ishin në një linjë me shkallën e infektimit në komunitetin më të gjerë, pa ofruar kështu prova se shkollat ishin një faktor në rritjen e rasteve. Në Britani kryeministri nuk ka njoftuar ende planet për rihapjen e shkollave, por ka thënë më herët se nxënësit nuk do të mund të kthehen në klasa para 8 marsit.

Që nga fillimi i janarit, kur edhe izolimet aktuale nisën, shkollat fillore dhe gjimnazet kanë vijuar mësimin online. Nxënësit vulnerabël dhe fëmijët e punonjësve të domosdoshëm janë të vetmit që kanë ndjekur mësimin me prezencë.

Kërkuesit e universitetit të Warwick-ut, thonë tani se vendimi për shkollat duhet të jetë politik, dhe të vendosë në balancë të mirat e lejimit të fëmijëve në klasa përballë dëmeve të mundshme nga Covidi. Fëmijët mund të infektohen dhe ta përhapin coronavirusit, por nuk janë të predispozuar të sëmuren prej tij, raporton Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.

Be the first to comment on "A përhapet virusi nëpër shkolla? Ja cfarë thonë shkenctarët"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*