Ajremin Jusufi përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në garat Ballkanike në Rumani

Ajremin Jusufi është djali i cili përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Ballkanik dhe Kongresi i Federatës Ballkanike të Bodybuildingut dhe Fitness që u mbatë në Drobeta Turnu Severin, Rumani. Gjithësej morrën pjesë tetë garues, të udhëhequr nga presidenti i BBFFM për të përfaqësuar shtetin në mënyrën më të mirë të mundur.

Ai në profilin e tij në fejsbuk njoftoi opinionin që kishte arritur ta zë vendin e katërt në nivel Ballkanik, dhe se premton që ai asnjëherë nuk do të ndalet së punuari për performancë më të mirë dhe padyshim arritje në majë të suksesit në nivel ndërkombëtarë.

Fillimisht Ajremini mori pjesë në garat që u mbajtën në Gjakovë të Kosovës, më pas ishte pjesmarës edhe në garat vendore në Shkup ku zuri vendin e dytë dhe që aty mori ftesë nga Federata që ta përfaqësojë shtetin në nivel ndërkombëtarë në Rumani, gjë që nuk ishte e lehtë sepse pothuajse të gjithë këta pjesëmarje ishin brenda një kohe shumë të shkurtër dhe vështirësite ishin poaq të mëdha për të qenë në çdo kohë i përgatitur. Por, falë punës së vazhdueshme dhe diciplinës, arriti që vështirësinë ta transferoj në sukses dhe kështu të fitojë pozicione të shkëlqyera në rangun e garuesve të mirë nga shtete të ndryshme.

Disa nga fotograitë e postuara në fejsbuk nga Kampionati Ballkanik. E gjithë kjo nuk mund të kalojë pa mos i falënderuar ata që e mbështetën rrugëtimin e tij siç janë trajnerët Burim Vraniqi (Bua) dhe ndihmës trajneri Ibrahim Vranofci, poashtu edhe sponsorët Mishtorja Besa, Fitness qendra Star Gym, sidhe ndërmarjen Tonus./MegaLajm.com

 

Be the first to comment on "Ajremin Jusufi përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në garat Ballkanike në Rumani"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*