Albossbabo, artisti i cili po ngrit karierë me shpejtësi të pazakontë!

Gjithçka filloi nga një ide, deri sa erdhi momenti i cili artisti tani më në ngritje e sipër në karierë Albossbabo  vendosi që përkushtimin e tij ta fokusojë në këtë fushë të artit. Ai së fundmi ka lansuar dy këngë të cilat paraqesin një mënyrë të veçantë të të bërit kengë të zhanrit rep.

Projekti i tij i parë titullohet “Rrugës tu sill vet” në bashkëpunim me Deja Vu i publikuar në Mars të këtij viti shfaqi një interesim të madh tek publiku, ku këtë më së miri e vërteton edhe klikueshmëria në youtube. Aty flitet për realitetin shoqërorë dhe aktual të jetës së një personi të zakontë. (linku i kengës së parë)

Projekti i dytë dhe më i veçantë është “Ksaj loje” i shkruar nga vetë artisti, i publikuar një mujë pas projektit të parë. Sfidat, janë ato që e karakteritojnë një jetë të vështirë që në fund shijon suksesin është tema e këngës së dytë e cila shoqërohet me komente shumë pozitive nga vendi dhe fansa evropianë. (linku i këngës së dytë)

Ne i dëshirojmë sukses në të ardhmen, dhe sigurisht që presim publikime të reja dhe ende më të qëlluara nga artisti i mrekullueshëm Albossbabo./MegaLajm

Be the first to comment on "Albossbabo, artisti i cili po ngrit karierë me shpejtësi të pazakontë!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*