Befason Plaku Shqiptar: Kam pasur 300 të dashura në ish-Jugosllavi ”Unë i kam zgjedh femrat si ballerina, trupin e mirë”

Një burrë i moshuar nga Kosova po pretendon se i ka pasur 200 deri në 300 të dashura.

Madje ai tha se i ka zgjedhur femrat me trup të mirë, belholla e si balerina. Ai i veshur me veshje kombëtare dhe me plisin e vënë në kokë, ai flet për historitë e tij të dashurisë.

I moshuari shprehet se për nga numri i të dashurave, ia ka kaluar vetëm aktori i ndjerë Faruk Begolli, i cili ishte një ndër aktorët më të njohur në ish-Jugosllavi.

“Unë po të kallxoj, femnat kam desht shumë, si Faruk Begolli. Unë e Faruk Begolli i kemi desht femrat shumë. Unë i kam pas 200-300 femra, Faruk Begolli i ka pas 500-600 femna. Ai nuk është vesh si unë mirë, po ka pas emër në Jugosllavi. Unë i kam zgjedh femrat si ballerina, trupin e mirë”, thotë ai për DTV.

Be the first to comment on "Befason Plaku Shqiptar: Kam pasur 300 të dashura në ish-Jugosllavi ”Unë i kam zgjedh femrat si ballerina, trupin e mirë”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*