Burri nga lagjja “Dardania” lajmëron policinë, thotë se i ka ikur gruaja nga shtëpia


Një grua është larguar nga shtëpia në lagjen Dardania në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Rasti sipas tyre ka ndodhur me datë 25 prill rreth orës 16:00. Në polici këtë rast e ka lajmëruar burri i të njëjtës.

“Lagjja Dardani, Prishtinë 25.04.2021 – 15:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh./

Be the first to comment on "Burri nga lagjja “Dardania” lajmëron policinë, thotë se i ka ikur gruaja nga shtëpia"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*