Celine Centino, 26 vjeçe ka kaluar vite të tëra duke u keqtrajtuar nga moshatarët, por tani ajo ndjehet e lumtur me vetën.
Një modele magjepsëse e Instagramit ka treguar se si ajo ka shpenzuar me mijëra dollarë për operime kozmetike pasi kaloi vite të tëra duke u ngacmuar në shkollë.
Celine Centino, 26 vjeçe nga Zvicra, vendosi që donte të ndryshonte pamjen e saj kur ishte një adoleshente e re.
Ajo shpenzoi një pasuri të vogël të fitoj dukjen që ka sot, dhe tani ajo fiton para duke u dukur si “objekt seksi”.
Celine ka treguar se ishte shumë e palumtur me veten, dhe ndjehej shumë e shëmtuar. Ajo ndjehej e bllokuar në trupin e vet.
Ajo ngacmohej vazhdimisht nga moshatarët e saj se dukej si djalë, dhe se hundën e kishte shumë të madhe. Celine nuk kishte miq dhe nuk donte të shkonte në shkollë, por vendosi të tregohej e fortë për familjen e saj.
Ajo tregoj që ka filler në mollëza, nofull, mjekër, dhe nën sy për të mbuluar të nxirat. Ajo gjithashtu ka ndërmarrë 3 operime për rritje të gjoksit, duke e bërë në masë XXL.
Ajo tha se të gjitha operimet i kushtuan më shumë se 35 mijë dollarë. Por ajo thotë se nuk e bëri këtë për të tjerët, por për veten. Ajo kishte ëndërruar të dukej kështu gjithmonë.
Be the first to comment on "Dikur e tallnin duke i thënë se dukej si djalë, tani të gjithë “çmenden”"