Dy vëllezër kthejnë banesën që iu dhurua si djem dëshmori (VIDEO)

Erdhën nga Italia, ku jetojnë edhe veprojnë tash e një dekadë.

Dy djem nga Ozdrimi i Skenderajt, gjatë ditës së enjte vendosën që ta rikthejnë banesën sociale që Komuna e Skenderajt ia dha në shfrytëzim në vitin 2009, si fëmijë të dëshmorit Muhamet Musliu.

Ardiani e Kastrioti, që tashmë jetojnë dhe punojnë në Itali, kanë krijuar kushte më të favorshme për jetë. Ndërsa, pas publikimit të këtij lajmi në rrjetet sociale, dyshja mori qindra mesazhe urimi për gjestin e bërë.

E gjitha kjo, për të parin e Skenderajt, ishte mjaft befasuese dhe tejet emocionuese, duke e shtyrë që ta publikojë këtë moment të rrallë edhe në rrjetet sociale.

Të rritur nga gjyshërit e axhallarët, pasi dy prindërit i humbën në luftën e fundit në Kosovë, Ardiani e Kastrioti shpresojnë që vendstrehimi që e shfrytëzuan për afro një dekadë, t’i takojë një familjeje siç ishin kohë më parë edhe vetë këta.

E banesa që e shfrytëzuan për 11 vite, brenda dy javësh pritet të bëhet me banorë të rinj.

Be the first to comment on "Dy vëllezër kthejnë banesën që iu dhurua si djem dëshmori (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*