Dymbëdhjetë të arrestuar, aksion i policisë gjen një shumë të majshme parash!

12 persona janë arrestuar në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në disa rajone të Kosovës.

Në këtë aksion që nisi në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, përkatësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, është arrestuar kryeshefi i saj, Agim Nuha.

Përpos Nuhës, në aksionin në Prishtinë të prangosur dolën edhe tre persona të tjerë. Sipas raportimeve dyshimet e para janë se ata kanë keqpërdorur subvencione.

Por bastisje nuk ndodhën vetëm në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, por edhe në tre komuna të vendi.

Policia sot kreu operacione edhe në komunën e Istogut, Gjilanit dhe Lipjanit.

Emrat e të gjithë të arrestuarve janë:

  1. Agim Nuha
  2. Hasan Maxharraj
  3. Kushtrim Zogaj
  4. Luan Statovci
  5. Driton Alaj
  6. Salih Statovci
  7. Sadat Shkodra
  8. Berat Nika
  9. Pajtim Krasniqi
  10. Kastriote Bajrami-Sejdiu
  11. Adushe Ukshini
  12. Shpejtim Krasniqi

Be the first to comment on "Dymbëdhjetë të arrestuar, aksion i policisë gjen një shumë të majshme parash!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*