E çuditshme: Japonezja ruajti në frigorifer trupin e nënës për 10 vjet

Policia në Japoni ka arrestuar një grua pasi trupi i nënës së saj të vdekur u gjet në një frigorifer në banesën e saj.

Yumi Yoshino, 48 vjeçe, tha se ajo e gjeti nënën e saj të vdekur dhe e fshehu trupin 10 vjet më parë sepse ajo “nuk donte ta largonte” atë nga shtëpia në Tokio që ato kishin, raportuan mediat lokale, duke cituar burime policore pa emër.

Nuk kishte plagë të dukshme në trupin e ngrirë, tha policia.

Autoritetet nuk mund të përcaktojnë kohën dhe shkaqet e vdekjes së gruas.

Trupi thuhet se u zbulua nga një pastruese pasi Yoshino ishte detyruar të linte banesën për shkak të mungesës së pagesave të qirasë.

Trupi ishte kërrusur për të zënë frigoriferi, tha policia.

Yoshino u arrestua të premten në një hotel në qytetin Chiba, afër Tokios, shkruan BBC.

Be the first to comment on "E çuditshme: Japonezja ruajti në frigorifer trupin e nënës për 10 vjet"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*