E dhimbshme: I ftuari vret dhëndrin, nusja mbetet e ve në ditën e dasmës

Një nuse e re është bërë vejushë në ditën e dasmës së saj pasi dhëndri u qëllua për vdekje nga dy të ftuarit e martesës në një fshat të Rusisë.

Gruaja e njohur si Kristina pa sesi ‘dita më e lumtur e jetës’ iu kthye në një tragjedi, teksa thërriste mbi trupin e burrit “Si do të jetoj pa ty?”.

Në pamje të shpërndara tregohej çifti i ri që kërcente i lumtur para tragjedisë në një restorant jashtë qyteti në Vlasovo në rajonin e Moskës.

Ata shihen më pas duke u përqafuar teksa shikojnë fishekzjarret me muzikë tradicionale në sfond.

Por në ditën e dytë të dasmës shpërtheu një konflikt, gjatë të cilit mbetën të vdekur dhëndri Radu Cordinianu, 34 vjeç, dhe vëllai i tij Philip Cordinianu, 36 vjeç.

Sipas raportimeve të mediave, dy vëllezërit mbetën të vrarë pas një konflikti me dy vrasësit e dyshuar Alexey D. e Vladimir D. të cilët gjithashtu ishin vëllezër.

Besohet se situata u përshkallëzua shpejt dhe pas gjashtë apo shtatë të shtënave të armës, dy vëllezërit Cordinianu mbetën të vdekur në vend.

Sipas agjencisë ruse ‘Life’, dy vrasësit ishin të ftuar në dasëm nga pala e nuses dhe u arrestuan një ditë më vonë.

Nusja zemërthyer shkruante një ditë më vonë në Instagram: “Si do të jetoj pa ty burri im i dashur. Do të jem gjithmonë gruaja jote. Të premtoj, do të jemi bashkë përgjithmonë”.

Në komente shumë shprehnin ngushëllime për nusen e ve, duke i uruar forcë dhe durim.

Hetimet vazhdojnë.

Be the first to comment on "E dhimbshme: I ftuari vret dhëndrin, nusja mbetet e ve në ditën e dasmës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*