E FUNDIT / Ndërron Jetë Parakohe ModeIja E Njohur 20-Vjeçare

Finalistja britanike e Miss Universe vd es pas betejës me sëmundjen e rrallë në moshën 20-vjeçare.Një finaliste e konkursit të bukurisë Miss Universi ka vd ekur kësaj jave në Britani pas betejës me një gjendje të rrallë shëndetësore.Studentja Saarah Ahmed vu ante nga sindroma Ehler’s Danlos (EDS), një çrregullim i trashëguar i indeve lidhëse që prek lëkurën, tendonët, ligamentet, enët e gjakut, organet e brendshme dhe kockat.E reja vd iq të enjten pasi përdori platformën e saj sociale për të folur mbi sëmundjen.Nëna e saj krenare Shefaly Begum thotë se tashmë dëshiron të vazhdojë misionin e Saarah për të njohur më shumë njerëzit me sëmundjen EDS.

Saarah, nga Carlisle, studionte sociologji e psikologji në shkollë të mesme.Shefaly tha: “Saarah ishte e vendosur të ndërgjegjësonte njerëzit për paaftësitë e fshehura të çrregullimit EDS. Kjo ishte motivimi i saj kryesor për arritjen e finaleve të Miss Universe në Britani. Ajo ishte një person i mrekullueshëm, e ditur dhe e kujdesur, dëshironte të shkonte në universitet për të studiuar neurologji, për të ndihmuar njerëz të tjerë”Vajza kishte kryer një operacion madhor disa vjet më parë për të kuruar një harkim të shtyllës kurrizore. Vitin e kaluar ajo ishte në Leeds ku u takua me komisionin e pranimit të Miss Universe por u tërhoq prej izolimit te pandemisë dhe problemeve shëndetësore.

Në videon e saj të prezantimit ajo thoshte: “Nëse do të bëhesha Miss Universi për Britaninë, do të punoja për të ndërgjegjësuar mbi paaftësitë e fshehura të njeriut, duke përdorur si shembull veten time. Do të flisja për sfidat e përditshme me të cilat përballemi, veçanërisht për të ndërgjegjësuar mbi sindromën Ehler’s Danlos.”“Në Britani janë 15 njerëz që jetojnë me këtë gjendje, e cila prek çdo pjesë të trupit. Disa nga problemet me të cilat përballem janë dislokimi i kockave, dhimbja e fortë, problemet e zemrës, dhe harkimi i shpinës për të cilën jam operuar. Të ngrihem nga krevati është një përpjekje madhore për mua. Por megjithëse është e vështirë, dua të provoj se jam e aftë për ta bërë këtë”.

Be the first to comment on "E FUNDIT / Ndërron Jetë Parakohe ModeIja E Njohur 20-Vjeçare"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*