Edhe një familje me shtëpi, por shkak për këtë ishte Emina Çunmulaj

Prej kohësh, Emina Çunmulaj ka shfrytëzuar platformat e saj për t’u përfshirë në punë vullnetare dhe bamirësie, dhe tani është zëvendës presidente e fondacionit “Një fundjavë ndryshe”.

Në bashkëpunim me fondacionin, Emina ka dhuruar donacionin bujar, që ndihmoi në ndërtimin e një shtëpi të re për familjen Poçi që po jetojnë në kushte të vështira.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo duke publikuar një video përmbledhëse të momentin të parë që ajo u takua me familjen që rrëfenin për kushtet e vështira, dhe momentin kur iu dhurua çelësi i shtëpisë së re.

“Zemra ime është e plotë kur shoh dhe e di që edhe një familje tjetër do të flejë në një vend të sigurt. Çdo fëmijë kudo në botë meriton një shtëpi të sigurt dhe të rehatshme. Faleminderit që më ndihmuat të realizoj ëndrrat në shumë familje në nevojë”, shkruan ajo ndër të tjerash duke bërë thirrje që të gjithë t’i bashkohen nisëms për të ndihmuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

Be the first to comment on "Edhe një familje me shtëpi, por shkak për këtë ishte Emina Çunmulaj"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*