Gruaja shkoi në tualetin në natyrë, por ariu i shkoi pranë dhe filloi ta…

Një grua nga SHBA ka shkuar në tualet në natyrë dhe si pasojë u kafshua tek të pasmet nga një ari. Ajo filloi të bërtiste nga tronditja dhe nga dhimbja dhe pasi u çua nga tualeti filloi të gjakosej. Gruaja e quajur , Shannon Stevens mendoi se mund ta ketë kafshuar ndonjë vizon apo kafshë tjetër e vogël.

Vëllai i Shannonit, Eriku, mori një shkop dhe vrapoi për ta ndihmuar, në ato momente pa fytyrën e ariut i cili po shikonte nga vrima e tualetit në Liqenin Chilkat në Alaska.

“Ajo bërtiti duke thënë se diçka e kafshoi. Unë mendova se ndoshta një vizon apo kafshë e vogël. Ajo bërtiste prapë, thoshte jam duke u gjakosur dhe vazhdonte të qëndronte me pantallonat e saj të ulura. E pyeta se çfarë të kafshoi dhe më tha që është ende tek vrima e tualetit. Hapa kapakun e tualetit dhe pashë fytyrën e ariut ngjyrë kanellë, u shpreh Enrik.

Për fat të mirë Erik tha se ariu nuk u gjend askund në mëngjesin e ardhshëm, vetëm gjurmët e mëdha të kafshës. /tvklan.al

Be the first to comment on "Gruaja shkoi në tualetin në natyrë, por ariu i shkoi pranë dhe filloi ta…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*