I dha 50 euro policit në rinas për të kaluar kufirin, ja cfarë i ndodhi 24-vjeçarit në aeroport

Si gjithmon cdo gje ne shqiperi funksionon ne kete menyre me para ne dore si ne dogana mjeksi polici e kudo.

Por diten e sotme shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arestuar në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Cdo gje u be pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se ai nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, të mos përpiqen për të korruptuar punonjësit e Policisë pasi do përballen me ligjin.

Ndaj beni kujdes nese doni te kaloni ne BE

Be the first to comment on "I dha 50 euro policit në rinas për të kaluar kufirin, ja cfarë i ndodhi 24-vjeçarit në aeroport"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*