I propozoi për martesë në mes të qendrës tregtare, por ajo…

Një çift është arrestuar ditën e djeshme në Iran. Djali i ka propozuar për martesë të dashurës së tij në mes të një qendre tregtare. Videoja e propozimit të djalit u bë virale në rrjetet sociale.

Çifti i dy të rinjve është arrestuar nga policia e qytetit verior të Arakut, me arsyetimin se ata kishin shkelur rregullat e fesë islame. Martesat e gjinisë së njëjtë dhe shfaqja e dashurisë në publik janë të ndaluara nga ligjet islamike të Iranit.

Mahmoud Khalaji, zv.komandat i Policisë, tha për agjencinë e lajmeve “Fars” se çifti është në paraburgim për shkak të kërkesës së njerëzve.Ai shtoi se ata janë ndaluar për shkak të veprimit që kanë bërë, që sipas tij, është influencë e degjeneruar e kulturës Perëndimore.

Be the first to comment on "I propozoi për martesë në mes të qendrës tregtare, por ajo…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*