Këto janë arsyet e shpeshta që shkaktojnë aksidente trafiku

Shumica dërrmuese e aksidenteve të trafikut janë shkaktuar si pasojë e gabimeve të vozitësve. Mirëpo, këto gabime definitivisht janë të parandalueshme, në rast se është kujdesi i shtuar.

Në vazhdim janë të renditura disa nga arsyet që shpien deri te aksidentet rrugore, njofton autocar.

Vozitja me kufje në vesh

Nëse radioja e veturës është prishur apo mungon fare, dëgjimi i muzikës përmes kufjeve mund të tingëllojë si një alternativë tërheqëse për ngasje në heshtje. Në fakt, nuk është.

Vozitja e tillë ju shkëput nga bota e jashtme. Ju mund të mos dëgjoni që dikush i bie ziles së timonit. Rreziku gjithashtu paraqitet nëse ndonjë nga veturat prapa mund t’u kalojë me shpejtësi. Dëgjimi i muzikës përmes altoparlantit me Bluetooth është një zgjidhje goxha e sigurt.

Ngasja në gjendje të dehur

Shifrat e aksidenteve në gjendje të dehur janë të shumta. Efektet e dehjes gjatë vozitjes janë të shumta dhe negative. Zgjidhja për këtë është e thjeshtë: Mos pini para dhe gjatë vozitjes. Nëse keni pirë, mos vozisni.

Ngasja nën ndikim të substancave narkotike

Ngasja e veturës derisa keni përdorur substanca narkotike mund të shkaktojë aksident trafiku me shumë rreziqe. Përveç që është e paligjshme, substancat narkotike mund të ndikojnë në mos perceptimin e plotë të situatës në trafik.

Ngasja derisa jeni të lodhur

Një sondazh i vitit 2018 nga AA kishte zbuluar se 13 për qind e shoferëve në Britaninë e Madhe kanë pranuar se bien në gjumë derisa vozisin. Afro 37 për qind thonë se kanë qenë të lodhur dhe të frikësuar se mund të binin në gjumë derisa vozisnin.

Studiuesit amerikanë kanë arritur në përfundim së ngasja e makinës pas vetëm pesë orësh gjumë është po aq e rrezikshme sa të ngasësh në gjendje të dehur.

Be the first to comment on "Këto janë arsyet e shpeshta që shkaktojnë aksidente trafiku"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*