Kjo nënë ju lutet me lot në sy për dy fëmijët e saj: E çela iftarin me dy kokërra ullinj, u them flini se do hamë bukë nesër

Një apel për ndihmë ka mbërritur. Një grua e cila po rrit e vetme dy fëmijë kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

Ajo jeton në kushte shumë të vështira ekonomike dhe shpesh herë fle pa ngrënë bashkë me fëmijët e saj. Gruaja në fjalë quhet Brunilda Manaj.

Si tregon ajo ndihmën ekonomike ia kanë hequr prej disa muajsh. Ish-bashkëshorti nuk e ndihmon me asnjë të ardhur.

Me lot në sy ajo tregon se shtëpia është aq e vjetër sa mund t’i zërë poshtë, për darkë kanë për të ngrënë vetëm bukë dhe ullinj. Ajo thotë:

Shpirti im e di. Të gjitha ato që bien jashtë futen brenda. Tavani do na zër poshtë nuk kemi as bukë të hamë. Kur qajnë thonë duam bukë u them do hamë nesër. Gjellën bëjnë sevap komshinjtë që na i japin, hamë bukë me vaj e ullinj.”

Brunilda tregon se edhe pse në skamje të madhe ajo po e mban Ramazanin, iftarin do e çelë vetëm duke ngrënë pak bukë dhe dy kokërra ullinj, si thotë ajo aq sa të mbaj shpirtin gjallë.

Numri ku mund ta kontaktoni: 0698742246

Be the first to comment on "Kjo nënë ju lutet me lot në sy për dy fëmijët e saj: E çela iftarin me dy kokërra ullinj, u them flini se do hamë bukë nesër"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*