Klubi grek e përjashtoi pse e bëri shqiponjën, futbollisti shqiptar fiton gjyqin për 240,000 euro

Një transferim i dështuar në verën e 2018-ës i ka kushtuar rëndë klubit grek të AEL Larisës. 3 vite më parë, Idriz Batha kishte arritur një marrëveshje për t’u transferuar te skuadra greke.

Ndonëse gjithçka ishte mbyllur, ishte drejtori teknik i AEL Larisës, që njoftoi se ky transferim nuk do të realizohej duke thënë se: “Arsyeja më kryesore që u anulua kjo marrëveshje është se pamë në internet një foto të lojtarit që bënte me dorë simbolin e Shqipërisë së Madhe(shqiponjën).

Kjo është diçka jo e mirë sepse ne kemi shumë lojtarë serbë në ekip dhe gjithashtu Shqipëria e Madhe përfshin vende brenda Maqedonisë, gjithashtu edhe Greqisë. Gjithashtu shumë tifozë do të mbetnin të zhgënjyer.”

Menaxheri i Bathës tha se do e dërgojë çështjen në FIFA dhe ashtu ndodhi.

Tashmë mesfushori i Tiranës, ka fituar gjyqin edhe në KAS me klubin grek që duhet t’i paguajë atij 240 mijë euro.

Në rast se kjo nuk realizohet brenda 45 ditëve, KAS ka kërcënuar klubin e AEL Larisës se do i bllokohet merkato.

Be the first to comment on "Klubi grek e përjashtoi pse e bëri shqiponjën, futbollisti shqiptar fiton gjyqin për 240,000 euro"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*