Klubi i Mundjes Shkupi, klubi në ngritje që premton shumë

Edhe pse në procesin e ngritjes dhe organizimit, Klubi i Mundjes Shkupi ka ngjallur interesin tek të rinjtë që duan të merren me sportin e mundjes. Nevoja për të hapur një klub si ky, lindi nga idea për të afruar rininë sa më pranë sportit e sidomos mundjes që është një sport i cili zhvillon aftësitë mendore dhe fizike, i cili arrihet me ushtrime të vazhdueshme. Mu për këtë, me iniciativë të lirë të disa ish mundësave që kanë kontribuar shumë në ngritjen e këtij sporti u vendos ngritja e një klubi të ri i cili në vehte ngërthen një vullnet të pastër e të sinqertë, ku pritet të përkrahet edhe nga shumë afaristë dhe dashamirë të këtij sporti. Sic bëhet e ditur për ne, këtij klubi i janë bashkangjitur edhe mundësa të suksesshëm e me vlera të vecanta të mundjes, por edhe të rinjë që duan të avansohen në jetën sportive dhe që kanë endëra në këtë fushë.

Specifikë e këtij klubi është se të rinjtë kanë një dëshirë të flaktë për tu bërë pjesë e K.M Shkupi dhe kjo flet shumë për të ardhmen e këtij klubi. Me shpresë që këtë klub ta prijnë sukseset dhe e mbara, ne do ju paraqesim disa fotografi për të parë edhe nga afër atmosferën e ushtrimeve në këtë klub./MegaLajm

Be the first to comment on "Klubi i Mundjes Shkupi, klubi në ngritje që premton shumë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*