Lajm i zi, vdes ish-deputeti dhe ish-zv. ministri shqiptar

Ndërron jetë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Baruti. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë nipi i tij, Besart Baruti përmes një postimi në ‘Facebook’.

Baruti ka qenë zyrtar i lartë në degën e LDK-së në Mitrovicë, ndërsa për një kohë ka qenë edhe zv.ministër në Qeverinë e Kosovës. Baruti ka qenë duke punuar si profesor universitar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Postimi i plotëFamiljarë, miq dhe dashamirës,Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë djali, vëllai, babai, gjyshi dhe axha ynë i dashur Prof. Dr. Blerim Baruti.Dhashtë Zoti urtësia e tij, mirësia, dashuria që ka shpërndarë çdo ditë, të përcillen në këtë jetë.

Veprat e tij të mira do jetojnë gjatë! Ata që e njohën padyshim që e ndjejnë pikëllimin së bashku me ne!Nuk ka fjalë të përshkruhet kjo dhimbje e jona, por, Allahu ata që i do më shumë i merr afër vetes më herët!

Va,rrimi do të mbahet vetëm me rrethin e ngushtë familjar, për të respektuar masat e IKSHPK-se.Ndërsa, të pame nuk do të ketë!

Be the first to comment on "Lajm i zi, vdes ish-deputeti dhe ish-zv. ministri shqiptar"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*