Lajm që sjell gëzim/ Ky vend është i pari në botë, ku nuk po regjistrohen më raste me Covid-19

Gjibraltari ka nisur t’i buzëqeshë sërish jetës pas periudhës së lodhshme dhe të gjatë të pandemisë që mban ende mbërthyer thuajse të gjithë botën.

Shteti me vetëm 34 mijë banorë është bërë shembull për të tjerët në menaxhimin e kri zës së pandemisë. Restorantet punojnë deri natën vonë, por raste të reja pozitive me COVID-19, në këtë vend nuk po regjistrohen.

Që kur maskat nuk janë të detyrueshme që të vendosen edhe në ambiente të hapura, ministrja e Shëndetësisë, Samantha Sacramento thotë se shpesh ndihet sikur ka harruar diçka ndërsa ecën në rrugë.

“Mendoj se është diçka psikologjike dhe na duhet kohë ta tejkalojmë këtë”, thotë ministrja e Shëndetësisë.

Be the first to comment on "Lajm që sjell gëzim/ Ky vend është i pari në botë, ku nuk po regjistrohen më raste me Covid-19"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*