LAJMI I FUNDIT/ Ja çfarë do Ndryshoj nga 21 Janari, E Konfirmon Filipçe

Nga data 21 janar kafenetë, restorantet dhe të gjitha objektet tjera të hotelerisë do të punojnë deri në ora 21:00, kështu ka vendosur Qeveria e RMV-së sot

Filipçe thotë se nuk përjashtohet mundësia që nga java e ardhshme, të zgjatet orari i punës edhe më shumë.

Këtë e konfirmoi vetë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në profilin e tij në “Facebook”, ku mes të tjerash potencoi se mundësia për lehtësim të shtuar të masave, qëndron e hapur.

“Sot në seancë të Qeverisë, është miratuar propozimi që nga 21.01 orari i punës i objekteve të hotelerisë të jetë deri në ora 21:00.

Javën e ardhshme do të analizojmë situatën epidemiologjike në vend, është e mundur të ketë lehtësim të shtuar të masave, gjegjësisht, objektet hotelierike të punojnë deri në ora 23:00” shkruan Filipçe në “Facebook”.

Be the first to comment on "LAJMI I FUNDIT/ Ja çfarë do Ndryshoj nga 21 Janari, E Konfirmon Filipçe"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*