Martohen në spital për shkak të gjendjes me Covid 19

Një çift nga Britania e Madhe të infektuar me COVID-19 vendosën që të kurorëzonin dashurinë e tyre në spital.

Ata i thanë njëri tjetrit “PO” vetëm disa momente para se dhëndri të futej në respirator, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Elizabeth Kerr, 31 vjeç dhe partneri i saj Simos O’Bryan shkuan në spitalin “Milton Keyns” të Britanisë së Madhe më 9 janar pasi patën një përkeqësim të shëndetit.

Kerr me profesion është infermiere e cila i kishte treguar të gjitha planet një kolegeje, e cila e pyeti nëse dëshiron të martohet në spital.

Asaj i është thënë se kjo mund të jetë “mundësia e tyre e fundit”.

Teksa personeli tentonte të siguronte lejen për martesë, gjendja shëndetësore e dhëndrit u përkeqësua dhe që prej datës 12 janar ai ndodhet në kujdesin intensiv.

Be the first to comment on "Martohen në spital për shkak të gjendjes me Covid 19"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*