Me BENZ luksoz-Përplasi gruan shtatzënë, i riu djali i ish-zyrtarit të policisë

Zbulohet identiteti i plotë i të riut që aksidentoi sot një 30-vjeçare teksa ecte në trotuar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko”, në zonën e Porcelanit.

Mësohet se 19-vjeçari që drejtonte mjetin tip ‘Benz’ është Jehon Breçani, djali i Erzen Breçanit, ish-drejtues i lartë policie.

I riu teksa po drejtonte mjet “Benz” ka dalë nga rruga duke përfunduar në trotuar dhe për pasojë përplasi 23-vjeçaren me inicialet Xh.G. Kjo e fundit përfundoi në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën. Gazeta MAPO publikoi pamjet e aksidentit të frikshëm.

Në rrjetin social Facebook, 19-vjeçari shihet se ka postuar foto me makina luksoze si dhe video duke i dhënë makinës.

I riu u shoqërua nga uniformat blu dhe ndodhet në ambientet e komisariatit nr.4 në kryeqytet. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën lëvizte 19-vjeçari.

Be the first to comment on "Me BENZ luksoz-Përplasi gruan shtatzënë, i riu djali i ish-zyrtarit të policisë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*