Mërgimtarë kujdes: Hungarezët qëllimshëm e bëjnë këtë gabim

Në kufirin e Hungarisë mërgimtarët janë të detyruar të paguajnë tiketën ngjitëse për autoudhën që e shfrytëzojnë (Vignette), por një qytetar i ka treguar Gazetës Infokus, se autoritetet hungareze qëllimshëm bëjnë gabime në shënimin e targave të veturës dhe pastaj i dënojnë ata me shumën prej 128 euro pasi ata kthehen, raporton Gazeta Infokus.

Andaj të gjithë ata që udhëtojnë nëpër këtë shtet, duhet të tregojnë kujdes që kur paguajnë tiketën ngjitëse, autoriteteve t’ua japin librezën e veturës dhe pastaj të kontrollojnë kuponin fiskal që u lëshohet me këtë rast, duke kontrolluar se a janë shënuar saktë numrat e targave të makinës.

Ky nuk është rasti i vetëm që mërgimtarët tanë rrëfejnë se si zhvaten padrejtësisht nëpër kufijtë e shteteve të ndryshme përgjatë rrugës për në Kosovë dhe gjatë kthimit në vendet ku ata jetojnë.

Be the first to comment on "Mërgimtarë kujdes: Hungarezët qëllimshëm e bëjnë këtë gabim"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*