Merkel qetëson gjermanët dhe zbulon çfarë po ndodh!

Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka kërkuar bashkatdhetarëve të saj të ndalojnë së kritikuari procesin e vaksinimit kundër Covid-19, i cili po ecën më ngadalë se ishte parashikuar dhe tha se mbron idenë e zgjatjes së masave shtrënguese për të ndaluar përhapjen e një varianti më agresiv të koronavirusit.

Siç raporton Reuters, duke folur në një konferencë për shtyp, Merkel tha se do të ishte gabim të lehtësoheshin tani kufizimet duke pasur parasysh mutacionin e ri të koronavirusit, të identifikuar fillimisht në Angli dhe që është identifikuar dhe në Gjermani.

“Përpjekjet tona përballen me një kërcënim dhe ky kërcënim është më i qartë tani sesa në fillim të vitit dhe ky është mutacioni i virusit,” tha Merkel, duke shtuar se varianti i ri nuk ishte bërë ende dominues në Gjermani.

Kritikët thonë se Gjermania mund të kishte siguruar më shumë vaksina më shpejt vetë se sa përmes KE.

Gjermanisë i është dashur të vonojë hapjen e disa prej qendrave të saj të vaksinimit pasi ka marrë më pak doza sesa pritej për shkak të një ngadalësimi të përkohshëm të dërgesave të vaksinave nga Pfizer e BioNTech.

“Unë e kuptoj padurimin,” tha Merkel, kur u pyet nëse u detyrohej gjermanëve një falje.

“Nuk ka asnjë arsye për të kritikuar BioNTech. Ata janë njerëz që punojnë ditë e natë … dhe ne po përfitojmë nga kjo. Si mund të ankohemi?”

Gjermania, e cila ka qenë në izolim të rreptë që nga fillimi i nëntorit, raportoi më shumë se 1,000 vdekje dhe më shumë se 20,000 infeksione të reja të Enjten.

Merkel dhe udhëheqësit e landeve gjermane ranë dakord të Martën për të zgjatur një izolim të fortë që mban të mbyllura shkollat, restorantet dhe të gjitha bizneset jo-thelbësore deri në 14 Shkurt.

Be the first to comment on "Merkel qetëson gjermanët dhe zbulon çfarë po ndodh!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*