Miku i shqiptarëve, Biden, jep lajmin e madh që po gëzon të gjithë!!

Presidenti amerikan, Joe Biden pohoi të enjten se ai planifikon të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2024, ndërsa gjithashtu vë në dyshim nëse Partia Republikane do të ekzistojë në atë kohë.“Po, plani im është të kandidoj për rizgjedhje. Kjo është pritja ime”, ka thënë Biden gjatë një konference shtypi, e para që presidenti ka mbajtur që kur mori detyrën.

Ai po i përgjigjej pyetjes së një reporteri se pse ai ende nuk kishte vendosur një fushatë rizgjedhjeje, siç kishte bërë ish presidenti Donald Trump deri në këtë pikë në presidencën e tij.

Dhe më vonë, Biden u pyet nëse ai priste të garonte kundër Trump në zgjedhjet e ardhshme.“Oh, ju lutem. Unë as që e mendoj – nuk kam ide. Nuk kam ide nëse do të ketë një Parti Republikane. Po ju?”, Biden shtroi pyetjen si përgjigje.

Ndryshe, Trump ka përmendur vazhdimisht një kandidim për president të vitit 2024 dhe sondazhet e votuesve sugjerojnë që ai do të ishte një pararojë e qartë për emërimin e Partisë Republikane.Në të njëjtën kohë, ekziston një pakicë e konsiderueshme e Republikanëve në Kongres dhe midis votuesve që qëndrojnë me vendosmëri kundër ish-presidentit – veçanërisht pas kryengritjes së dhunshme të 6 janarit kundër Kapitolit të SHBA-së. /Telegrafi/

Be the first to comment on "Miku i shqiptarëve, Biden, jep lajmin e madh që po gëzon të gjithë!!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*