Ndahet nga jeta studiuesi dhe profesori i njohur i FSHN-së, miqtë dhe studentët të pikëlluar

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta, në mënyrë të parakohshme, anëtari i Akademisë së Shkencave, studiuesi i shkencave matematike, akademiku Petraq Petro. Lajmi e hidhur e ka dhënë Akademia e Shkencave, ndërsa i shpreh ngushëllime familjes së akademikut. Të shumtë kanë qenë reagimet për vdekjen e akademikut.

“Dite e trishte, shume e trishte per mua dhe shume te tjere studente, kolege, miq e te dashur! Mentori dhe i besuari im i shume e shume viteve, perkrahesi kryesor ne fillimet e mia te karrieres, ai me te cilin “zihesha” pafund dhe me shume pasion ne xhirot e shpeshta FSHN-Korpus, nje nga kujtesat institucionale te matematikes shqiptare te pas luftes,

Pionieri i algjebres moderne ne Shqiperi, enciklopedia e shume historive dhe gojedhenave qe i tregonte me aq pasion, dikush qe jetoi me energji dhe optimizem te perhershem, Profesori i nderuar Petraq Petro largohet ne menyre te papritur nga kjo bote! Kishte vite qe nuk kisha derdhur lot per dike, por sot ishte dita! Qofsh i parajses, Peco!!”, shkruan Artur Elezi.

Be the first to comment on "Ndahet nga jeta studiuesi dhe profesori i njohur i FSHN-së, miqtë dhe studentët të pikëlluar"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*