Nga njëra anë puthej me Andin, e nga ana tjetër komenti në foto ne Atdheut na lë pa mend

Takimi i së premtes mes Andit dhe Sarës u duk qartë se shkaktoi debat të madhe, e madje edhe mërzitje.Jasmina nuk e priti aspak mirë këtë takim, pasi Andi u shfaq mjaft i afërt me Sarën, duke e ngritur në krahë dhe duke e puthur në qafë.

Ajo duket se u zhgënjye nga ky takim dhe i sulmoi që të dy në studio. Ajo tha se e ka respektuar Andin deri në fund dhe se ai duhej të bënte të njëjtën gjë.

Nga ana tjetër ajo tha për Sarën, që e ka cilësuar si një nga mikeshat e saj. Më pas Jasmina shtoi se nuk mund të ketë shoqëri me të për sa kohë flirton me djalin që vetë ajo ka qejf.

E duket se gjërat janë bërë edhe më serioze. Miqësia e tyre pati krisje aq të madhe, sa tashmë janë hequr edhe nga rrjetet sociale.Jasmin publikoi në “Instastory” foto me vajzat e “Për’puthen”, duke injoruar totalisht Sarën, të cilën madje e kishte prerë nga foto.

Më pas Sara publikoi në “Instastory” një foto me Andin, krahas së cilës shkruan: “Për inat të vjehrrës, shkova me mullixhinë”.Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i Jasminës, e cila ka komentuar në foton që konkurrenti i “Për’puthen”, Atdheu ka postuar në “Instagram”.“I bukuri im”, shkruan ajo në postimin e Atdheut, duke e shoqëruar komentin me një zemër.

Be the first to comment on "Nga njëra anë puthej me Andin, e nga ana tjetër komenti në foto ne Atdheut na lë pa mend"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*