Ngrihet alarmi! Nxehet situata për luftë Kinë – ShBA, kinezët kryejnë ushtrime ushtarake afër zonës, cfarë po ndodh???

Kina tha të martën se këtë javë do të zhvillojë ushtrime ushtarake në Detin Jugor, vetëm disa ditë pasi Pekini reagoi ashpër kundër hyrjes së një aeroplanmbajtëse amerikane në ujërat e kontestuara.

Në njoftimin e Administratës për Siguri Detare thuhet se ndalohet hyrja në një pjesë të ujërave në Gjirin e Tonkinit deri te Gadishulli Leizhou nga 27 deri më 30 janar, por nuk u dhanë hollësi për vendin ku do të kryhen ushtrimet, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ushtria amerikane ka njoftuar më herët se një grup i udhëhequr nga anija “USS Theodore Roosevelt” është futur në Detin Jugor të shtunën për ta promovuar lirinë e deteve, vetëm disa ditë pas inaugurimit të Bidenit si president i ShBA-së.

Ujërat e kontestuara në këtë detë janë bërë një ndër çështjet më tensionuese mes Uashingtonit dhe Pekinit. Ushtria amerikane i ka shtuar aktivitetet atje në vitet e fundit, ndërsa Kina ka pretendime territoriale në këtë pjesë, në konflikt me vendet rajonale si Vietnami, Malajzia, Filipinet, Brunei dhe Tajvani.

Kina të hënën u ankua se Shtetet e Bashkuara shpesh dërgojnë aeroplanë dhe anije në Detin Jugor, nëpër të cilin kalojnë miliarda mallra çdo vit, duke thënë se këto veprime nuk ofrojnë kushte për paqe dhe stabilitet në rajon.

Be the first to comment on "Ngrihet alarmi! Nxehet situata për luftë Kinë – ShBA, kinezët kryejnë ushtrime ushtarake afër zonës, cfarë po ndodh???"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*