Njihuni me shenjat klinike të sinusëve

Të gjitha llojet e sinusiteve kanë si shkaktarët më të shpeshtë të tyre viruset, bakteriet, mykrat, por edhe alergenët e shumëllojshëm. Pothuajse të gjithë njerëzit që kalojnë një nga llojet e sinusiteve kanë në historikun e sëmundjes së tyre një sindromë gripale ose gjendje ftohjeje siç e përdorim zakonisht.

Gjatë këtyre gjendjeve kemi edemë (ënjtje, fryrje) të mukozës së hundës duke vështirësuar deri në bllokim rrugën e ajrimit për në sinuse.

Këtë gjë mund ta provokojnë mjaft mirë alergenë të ndryshëm, si për shembull bari, polenet e luleve të ndryshme, detergjentet shtëpiakë që shkaktojnë edemë të mukozës së hundës e më pas sinusit. Po ashtu polipet e hundës (mishi i huaj në hundë) mund të shkaktojë sinusit pasi kemi kufizim deri në bllokim të ajrimit të hundës dhe sinuseve. Po ashtu edhe në rastin e situatave të ndryshme shëndetësore apo deviacionet e murit ndarës të hundës (septum nasal) mund të zhvillohet sinusitis.

Cilat janë shenjat më të shpeshta klinike që shoqërojnë shfaqjen e sinusiteve?

Shenja më e shpeshtë dhe pothuaj e njohur nga të gjithë është dhimbja e kokës, si në sinusitet akute ashtu edhe në ato kronike. Kjo shoqërohet edhe me dhembje të fytyrës pikërisht në varësi të lokalizimit të sinuzitit. Për shembull në rastin e sinusitit frontal dhimbja është mbi vetullat, në ballë, në rastin e sinusitit maksilar dhimbja për qëndrohet mbi mollëzat e faqeve, në sinuzitet etmoidale dhimbja përqendrohet prapa zgavrës së hundës dhe kur kemi sinusite sfenoidale kemi dhimbje prapa syve.

Dhimbjet janë të forta në formë presioni, shtypjeje, zakonisht fillojnë në njërën anë dhe pastaj përparon në të dy anët. Dhimbja e kokës shoqërohet me shkarkime sekrecionesh të trasha, me ngjyrë të verdhë ose jeshile, mund të ketë rrema gjaku dhe janë me erë të keqe. Dhimbjet kokës mund të ngatërrohen edhe me migrenën, por sinusitet në përgjithësi shoqërohen me sekrecione të trasha nasale, ndërkohë që kjo mungon te migrena.

Be the first to comment on "Njihuni me shenjat klinike të sinusëve"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*