“NPK Studeniçan” me aksion pastrimi në të gjithë vendbanimet e komunës, sonte filloi nga në fshati Moranë!

NP KOMUNALE STUDENIÇAN SONTE DO TË BËJ PASTRIMIN E RRUGËVE NË TË GJITHË TERITORIN E KOMUNËS

Larje të tërësishme të rrugëve në të gjithë teritorin e Komunës së Studeniçanit, do të realizohen sonte nga “NPK Studeniçan”.
Njëherit dua të faleminderojmë të gjithë punëtorët e NP”Komunale Studeniçan” që po japin maksimumin që në këto ditë të vështira me pandeminë të kemi ambiente të pastërta, të sigurta për shëndetin dhe njëkohësisht të bukura. Aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, sepse për ne higjiena dhe shëndeti i qytetarëve kanë prioritet në punën tonë të veprimit, bashkë për një jetë më të mirë! u shpreh drejtori i kësaj ndërmarje z. Erduan Saliju. (VIDEO)

Banorët ishin falënderues për aktvitetet e këtilla dhe mirëpresin edhe në të ardhmen aksione të njejta që i kontribojnë higjienës, gjëja më e rëndësishme për një jetë të shëndoshë. Ata urojnë drejtorin për kujdesin e treguar dhe shprehën mbështetje për punën dhe çdo aktivitet që në të ardhmen mund të organizohet në interes të përgjithshëm./MegaLajm

Be the first to comment on "“NPK Studeniçan” me aksion pastrimi në të gjithë vendbanimet e komunës, sonte filloi nga në fshati Moranë!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*