Nxori këmbën jashtë dritares në veturë zyrtare, ja cka i ndodhi zyrtarit Kosovar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka arritur të identifikojë zyrtarin nga Ministria e Infrastrukturës, i cili në cilësinë e pasagjerit në automjetin zyrtar të kësaj ministrie, kishte penguar drejtuesin e automjetit zyrtar në lëvizje, duke nxjerrur këmbën jashtë dritares.

“Me këtë veprim , i njëjti ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, pengim mbi kontrollin e retrovizorit gjatë vozitjes. Kjo kundërvajtje u shkaktua në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt”, thuhet në njoftim.

Policia, e ftoi zyrtarin B.I (M/K) 60 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor. /Telegrafi

Be the first to comment on "Nxori këmbën jashtë dritares në veturë zyrtare, ja cka i ndodhi zyrtarit Kosovar"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*