Pas Albin Kurtit, Kosovari bën tatuazh edhe Presidenten Vjosa Osmani

Një qytetar nga Ferizaj ka bërë tatuazh në trupin e tij dy udhëheqësit e vendit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin.

Shiqeri Ramadani fillimisht kishte realizuar fytyrën e liderit të VV’së, Albin Kurti në trupin e tij.

Ndërkohë më pas ai ka vazhduar edhe me portretin e të pares së vendit, Vjosa Osmani.

Ramadani që jeton jashtë vendit tregon si vendosi të bëjë tatuazh presidenten Vjosa Osmani.

‘Më erdh mundësia me pa presidenten kur e pranoi detyrën te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova. Aty ia dhuruam një lule dhe ishte kënaqësi dhe ditë historike për ne”, tha ai për ATV.

“Këto janë veç dëshira ime me e pas në trup por unë shpresoj se Albinin dhe presidenten tonë të mrekullueshme, unë e quaj Merkeli i Kosovës, besoj se e kanë mbështetjen e afër 70 për qind të Kosovës dhe unë vendosa t’i kem në trupin tim”, theksoi ai.

Be the first to comment on "Pas Albin Kurtit, Kosovari bën tatuazh edhe Presidenten Vjosa Osmani"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*