Pas katër ditësh që e varrosi, gruaja e gjen burrin para shtëpisë

Një grua në zi, e cila mendonte se kishte varrosur burrin është shokuar kur e ka parë atë gjallë pas katër ditësh.

Victoria Sarmiento kishte kaluar ditë të tëra në kërkim të bashkëshortit të saj, Julio, pasi 65-vjeçari nuk ishte kthyer në shtëpi. Më 30 Dhjetor, stafi spitalor në El Carmen të Hondurasit i thanë se burri i kishte vdekur për shkak të koronavirusit.

RaPortohet se ajo kishte parë trupin e tij në morg dhe më pas e mori për ta varrosur. Pasi kreu ceremoninë mortore sipas traditave, Sarmiento ishte në zi, kur katër ditë më vonë, bashkëshorti i saj shkon në shtëpi pasi ishte plagosur në një fushë në një bashki tjetër.

Mësohet se Julio kishte shkuar për të ecur, por ishte lënduar dhe nuk kishte mundur më të ngrihej. Ai ishte bllokuar aty për disa ditë ku kishte ngelur pa ujë dhe ushqim.

“Nuk ishte burri im ai që vdiq, sepse e kam këtu tani. E njoha. Dua që të më japin paratë që shpenzova për ato që harxhova për ceremoninë mortore pasi ai që varrosa ishte trupi i dikujt që nuk e njoh”, tha Carmen.

Trupi i pajetë i viktimës ka mbetur ende i paidentifikuar. Autoritetet kanë konfirmuar se ai vdiq disa orë pasi u dërgua në spital në gjendje të rëndë prej koronavirusit.

Be the first to comment on "Pas katër ditësh që e varrosi, gruaja e gjen burrin para shtëpisë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*