Pas mosmarrëveshjes me babain, djali i vë flakën shtëpisë së…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në qytetin e Obiliqit.

Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i biri i tij i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje i ka vënë flakën shtëpisë së tij, transmeton Indeksonline.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

Be the first to comment on "Pas mosmarrëveshjes me babain, djali i vë flakën shtëpisë së…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*