Pas shumë muajsh, ja cfare ndodhi sot në Tiranë, ministria bën njoftimin…

Ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarve në vendin tonë. Në kryeqytet shifrat janë ulur me 10 herë brenda dy javëve të fundit, ndërsa në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Kjo është hera e parë që Tirana nuk rregjistron asnjë humbje jete prej Covid, pas shumë muajsh.

Po ashtu, edhe në 4 spitalet Covid, numri i të shtruarve është ulur 3 deri në 4 herë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2698 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 207 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

54 raste në Tiranë, 16 në Shkodër, 14 në Gjirokastër, 10 në Fier, 9 në Korçë, nga 8 raste në Vlorë, Berat, nga 7 raste në Durrës, Elbasan, Gramsh, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Librazhd, nga 3 raste në Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Vau i Dejës, Dibër, Vorë, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 59 – 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.Statistika (14 Prill 2021)Raste të reja ditore 207Të shëruar në 24 orë 538Të shtruar në spitale 194Humbje jete në 24 orë 5

Be the first to comment on "Pas shumë muajsh, ja cfare ndodhi sot në Tiranë, ministria bën njoftimin…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*