‘Pasuria’ e kamufluar në valixhe nuk e kalon dot kontrollin, çudia në aeroport

Me dhjetëra kameleonë të mbrojtur ndodhen nën kujdesin e punonjësve të një kopshti zoologjik në Austri, pasi u zbuluan në një valixhe në aeroportin e Vjenës.

Ato u gjetën nga autoritetet pas skanimit me rreze X të një valixheje të dyshimtë. Sipas BBC, rreth 74 kameleonë u gjetën të fshehur në çorape dhe kuti. Ato do të shiteshin për rreth 37 mijë euro në tregun e zi. Zvarranikët u zbuluan në valixhen e një 56-vjeçari i cili kishte udhëtuar nga Tanzania. Ai u vu në pranga dhe rrezikon një gjobë prej 6 mijë eurosh.

“Kameleonët mund të kamuflohen… por në fund nuk arritën t’ia hidhnin makinerisë së rrezeve X. Sipas ekspertëve të kopshtit zoologjik, ato vijnë nga malet Usambara, një rajon aktualisht me shumë shi dhe i freskët”, tha në një deklaratë ministria e Financave austriake./tvklan.al

Be the first to comment on "‘Pasuria’ e kamufluar në valixhe nuk e kalon dot kontrollin, çudia në aeroport"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*