Policia me aksion në Prishtinë e Ferizaj

Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion në Prishtinë si dhe në Ferizaj, që ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit.

Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt, andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, tha Kelani.

Be the first to comment on "Policia me aksion në Prishtinë e Ferizaj"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*