Prizrenasit harrojnë se ekziston Covidi

Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve me Covid-19, qytetarët po vazhdojnë të jenë mospërfillës ndaj masave mbrojtëse.

Edhe pse vendimi i fundit i Qeverisë nuk lejon tubimin e më shumë se 50 personave nëpër vende publike, një gjë e tillë nuk po ndodh.

Në disa pamje të publikuara nga RTV BESA, shihet një numër i madh i qytetarëve në Shatërvan të Prizrenit.

Aty shihet se janë të rrallë ata persona që mbajnë maska.

Për daljet e qytetarëve në masë të madhe ka ndikuar edhe moti i mirë po mbizotëron ditëve të fundit.

Be the first to comment on "Prizrenasit harrojnë se ekziston Covidi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*