Sa ujë duhet përdorur gjatë abdesit – Ja si këshillon Islami…

Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij, nën autoritetin e Abdullah ibn Amrit r.s se kur i Dërguari i All-llahut a.s kaloi pranë Sa`dit r.a  ndërsa ai po lahej, i tha: “Mos ji shpërdorues! Sa`di r.a e pyeti nga habia: “Ja Resulallah, thua se ka shpërdorim edhe në ujë?”
“Po” – ia ktheu ai, – “madje edhe po të merrni abdes pranë një lumi që rrjedh, mos e shpërdoroni ujin”. (Shënon Ahmedi)

Transmeton Ubej ibn Ka`bi r.a se i Dërguari i Allahut a.s kishte thënë: “Ekziston një shejtan për abdes i quajtur El-Valjan. Prandaj, kini kujdes nga nxitjet e këqija për shpërdorim të ujit!” (Shënon Tirmidhiu)

Një ditë prej ditësh, një arab i shkretëtirës vajti tek i Dërguari i Allahut, Muhammedi a.s dhe e pyeti për abdesin. I Dërguari a.s ia demonstroi (duke larë secilën pjesë të trupit të tij) tri herë dhe pastaj i tha: “Kjo është rruga e abdesit  dhe kush bën më shumë se kaq, ka gabuar, ka shkelur kufirin dhe i ka bërë padrejt vetës së tij”. (Shënojnë Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Nes`aiu).

Është transmetuar nën autoritetin e Selim ibn Ebu El-Xha`dit nga Xhabir ibn Abdullahu r.a., i cili kishte thënë: “Një mudd mjafton për abdes, ndërsa një saa mjafton për gusël”. “Kjo nuk më mjafton mua.” – kishte reaguar një i pranishëm. Kjo e kishte zemëruar fort Xhabirin r.a,. i cili ia kishte kthyer: “Kjo mjaftonte për dikë që ishte më i mirë se ti dhe me flokë më të gjata se tuat.”

Përshtati: MegaLajm

Burimi: Libri – Vesveset e Shejtanit – Ibn Kajim el Xhevzije

Be the first to comment on "Sa ujë duhet përdorur gjatë abdesit – Ja si këshillon Islami…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*