Shkencëtarët Thonë Se “Kanë Zbu,Luar Mis*Terin” E Vri,Mave Masive Që Formohen Në Tokat E Acarta Siberiane

Një krater masiv është shfaqur në hapësirat siberiane vitin e kaluar – një shpërthim i fuqishëm në gazit metan duke hedhur akull dhe shkëmbinj qindra metra larg dhe duke lënë një zbrazëtirë rrethore – duke krijuar një peizazh të frikshëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo ishte vrima e 17-të që u shfaq në gadishujt e largët Yamal dhe Gyda në Arktikun Rus që kur i pari u pikas në vitin 2013, duke “provokuar” shkencëtarët.

Krateret mendohet se janë të lidhura me ndryshimin e klimës dhe fotografitë me dron, modelimi 3D dhe inteligjenca artificiale po ndihmojnë në zbulimin e sekreteve të tyre.

“Krateri i ri është ruajtur në mënyrë unike, pasi uji sipërfaqësor ende nuk ishte grumbulluar në krater kur e vëzhguam atë, gjë që na lejoi të studionim një krater ‘të freskët’, të paprekur nga degradimi”, ka thënë Evgeny Chuvilin, shkencëtar kryesor i kërkimit në një institut në Moskë.

Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, kjo ishte gjithashtu hera e parë që studiuesit ishin në gjendje të fluturonin me një dron thellë në një krater – duke arritur 10 deri në 15 metra nën tokë, duke i lejuar ata të kapnin formën e zgavrës nëntokësore.

Chuvilin ishte pjesë e një ekipi shkencëtarësh rusë që vizituan kraterin në gusht të vitit 2020 dhe gjetjet e tyre u botuan në revistën Geosciences javën e kaluar.

“Ndryshimi i klimës, natyrisht, ka një ndikim në probabilitetin e shfaqjes së kratereve të gazit atje”, ka thënë Chuvilin.

Siç bëhet e ditur më tej, droni bëri rreth 80 imazhe, duke i lejuar studiuesit të ndërtojnë një model 3D të kraterit, i cili është 30 metra i thellë.

Dhe me përdorimin e imazheve satelitore, studiuesit ishin gjithashtu në gjendje të përcaktonin kur u formua krateri.

Ata besojnë se ai do të kishte shpërthyer në një moment midis 15 majit dhe 9 qershorit 2020.

Krateri u pikas për herë të parë gjatë një fluturimi helikopteri në 16 korrik 2020, përcjell Telegrafi.

Koha nuk ishte e rastësishme, sipas Chuvilin.

“Kjo është koha e vitit kur ka shumë fluks të energjisë diellore, e cila bën që bora të shkrihet dhe shtresat e sipërme të tokës të nxehen, dhe kjo shkakton ndryshime në vetitë dhe sjelljen e tyre”.

Ndërsa këta kratere janë shfaqur në një rajon të populluar pak, ato paraqesin rreziqe për njerëzit indigjenë dhe për infrastrukturën e naftës dhe gazit.

Vrimat zakonisht gjenden aksidentalisht gjatë fluturimeve të helikopterëve ose nga barinjtë.

Be the first to comment on "Shkencëtarët Thonë Se “Kanë Zbu,Luar Mis*Terin” E Vri,Mave Masive Që Formohen Në Tokat E Acarta Siberiane"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*