Skënder Brataj jep alarmin / Ja cfarë ndodh javën e ardhshme në vendin tonë

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka thënë sot se rastet e reja me Covid-19 në vend do vjnë duke u shtuar në javët e ardhshme.

Në një intervistë për ”Report Tv”, Brataj shtoi se nëse infektimet vijnë duke u rritur dhe shterohen kapacitetet nëpër spitale, atëherë do mund të kemi dhe shtrëngim masash kufizuese.“Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash. Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbatja konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime.

Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës. Lock down është dhe orë policore. Mund të ulet ora. Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet”, tha ai.Brataj tha se moshat më të prekura në dy javë kanë qenë 25-35 vjeç, por pas kësaj infeksionet filluan të rriteshin te moshat 50- 65 vjeç.

“Duke filluar nga fundi i muajit ka rritje të numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spitale. Dihej se është një gjë që do të ndodhte. Shpreosj të mos vijojë me këto ritme dhe normal se shtimi i këtyre numrave çon në probleme. Në spitale ka akoma rezerva. Janë parashikuar skenarë të tjerë të spitaleve rajonalë. Në dy javët e para incidenca që kaloi në 2012 ishte mosha 14-25 dhe mosha 25-35 më të prekurat.

Pastaj filloi një rritje e moshave 50- 65 vjeç. 25-35 vjeç ka të sëmurë më shumë se çka pasur në të gjitha periudhat. Sepse e ndihen të pathyeshëm. Ky virus nuk lë shenjë dhe nuk duket dhe detyrimisht një gjë që nuk e shikon nuk e beson. Ka pasur rëndë, por jo shumë. Mjekësia nuk është asnjëherë një shkencë e saktë. Dhen ë ato mosha do të ketë forma të rënda. Sa më shumë përhapet infeksioni aq më shumë do kemi dhe mosha të reja”, u shpreh ai.

Be the first to comment on "Skënder Brataj jep alarmin / Ja cfarë ndodh javën e ardhshme në vendin tonë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*