Spitalet të mbushura plot, qindra pacientë po trajtohen nga…

Gjendja në spitalet e Kosovës.

611 pacientë me Covid-19 janë duke trajtuar në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe repartet e spitaleve të përgjithshme nga 734 pacinetë që janë të hospitalizuar në tërësi

Nga ShSKUK kanë bërë të ditur për lajmi.net se 36 pacinetë me Covid-19 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 590 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Nga 611 pacinetë me Covid-19 që në tërësi janë të hospitalizuar në Kosovë, 244 prej tyre janë në klinikat e QKUK-së.

Derisa javëve të fundit numri i rasteve pozitive me Covid-19 është në rritje, nga ShSKUK kanë thënë se në klinikat e QKUK-së ka vende të mjaftueshme për trajtim të pacientëve me Covid-19.

“Aktualisht, në funksion janë; Klinika infektive, Klinika e Pulmologjisë, Mjekimi Intensiv – COVID, Klinka Infektive II ( Mjekesi Sportive), Klinika Infektive III ( Inteno). Pra, sipas nevojes në vazhdimësi aktivizohen hapësira të reja. Ju konfirmojmë se në këto klinika ka numër të mjaftueshëm të vendeve për trajtim të pacientëve”, kanë thënë nga ShSKUK për lajmi.net.

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke u trajtuar 110 pacientë, në Klinikën Infektive II ( mjekësia sportive) janë 66 pacientë, në Klinikën Infektive III ( Interno) 24 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 83 pacientë. Gjithashtu nga ShSKUK-ja kanë bërë të ditur se në Mjekimin Intensiv -COVID, janë 16 pacientë dhe 3 pacientë në njësinë intensive të Klinikës Infektive, në Klinikën e Pediatrisë 3 pacientë dhe na atë të Gjinekologjisë një pacient.

Ndërkaq, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 431pacientë, prej tyre 367 me Covid-19, ku 329 janë duke u trajtur me oksigjeno-terapi.

Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 57 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 77 pacientë, në Spitalin e Pejës 96 pacientë, atë të Gjilanit 81 pacientë, në Spitalin e Ferizajt 59 pacientë, në Spitalin e Mitrovicës 45 pacientë dhe në Spitalin e Vushtrrisë 16 pacientë.

Be the first to comment on "Spitalet të mbushura plot, qindra pacientë po trajtohen nga…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*