SubhanAllah..! E Urreja Nënën Time Se Më Jepte Vetëm Urdhëra, Por Ku Ajo Iku E Kuptova Se…

Mamaja ime ishte një grua e bukur dhe e zgjuar, si të gjitha mamatë, kështu që unë e doja dhe e ur reja njëkohësisht. Fillova ta urreja kur isha 1 vjeçe, ndoshta sepse e doja kaq shumë dhe ideja se një ditë mund ta humbisja më krijoi një a nkth, dhe për të qetësuar veten më duhej të nënvlerësoja nënën time. Ndonjëherë ajo më dukej e bukur dhe e zgjuar, ndërsa vetja ime e shëmuar dhe e trashë. Unë s’kisha një mendim timin; Në mendjen time kisha vetëm mendimet e mamasë. U ndjeva e shtypur dhe e tor turuar nga mania e saj për të dhënë ur dhra. Nga shijet e saj dhe nga idetë e saj që kjo është e drejtë dhe kjo e padrejtë. Për një kohë të gjatë ndjeja se të mos e doja kaq shumë nënën time, do të ishte e vetmja mënyrë që të doja veten time.

Për njëfarë kohe u ndjeva e lirë. Pastaj njerëzit filluan të më thonin gjëra të tilla si: “Ti qesh si nëna jote, je kokëfortë si ajo, ti i ke duart fiks si të nënës tënde”. Dhe unë një mëngjes pashë veten në pasqyrë dhe kuptova: Ajo ishte aty, në shtëpinë time, në trupin tim. Dhe për habinë time, kjo gjë filloi të më mërziste gjithnjë e më pak: unë kam zbuluar mamanë në gjestet e mia, në zërin tim, në gjithçka timen. Ishte e pamundur që unë të kthehesha brenda trupit të nënës sime, por ishte kaq shumë e mundur që ajo ishte brenda meje qëkur linda, dhe se ajo ishte brenda meje edhe atëherë kur unë mendova se isha larguar prej saj – kur mendova se isha e lirë nga ajo.

Dhe atë atëherë e kuptova se duke kërkuar veten, gjeta mamanë time, duke e pranuar dhe duke e dashur atë si kur isha fëmijë. U ndjeva sërish e brishtë. Ndonjëherë pajtimi merret si një veprim për të harruar gabimet që kemi kaluar e vajtur. Dhe ndoshta është e vërtetë, por jo në marrëdhëniet tona me nënat tona. U pajtova me nënën time kur kuptova gabimet – ato që mua më dukeshin të tilla – si pjesë e vetes sime, thelbësore për rritjen time.

Autore: Elena Ferrante

Be the first to comment on "SubhanAllah..! E Urreja Nënën Time Se Më Jepte Vetëm Urdhëra, Por Ku Ajo Iku E Kuptova Se…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*