Zafir Berisha: Albin Kurti njeri i sëmurë, dëshiron ta fus vendin sërish në zgjedhje

Zafir Berisha nga Nisma Social Demokrate përgjatë një interviste për Periskopin ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend, fitores së Vetëvendosjes dhe qeverisjes së re të tyre, për dialogun e qeverisjen lokale të kësaj partie në qytetin e Prizrenit.

Periskopi: Çështja e dialogut po kërkohet nga ndërkombëtarët që të përfundojë sa më shpejt, ndërkohë që Albin Kurti s’e ka prioritet kryesor. Çfarë mendoni se do të ndodh tutje me këtë proces?

Zafir Berisha: Ky në politikë ka objektiva djallëzore, me logjikën e Shishekut dhe të vendeve që janë të interesuara që Ballkani të jetë i trazuar për llogaritë e tyre politike dhe ekonomike. Unë po mendoj se ky njeri është tepër i dëmshëm për Kosovën, veçanërisht në momentet që gjendet vendi. Nuk ka kapacitete as aftësi me përfaqësu Kosovën dhe duke e ditë që është i paaftë për me vu në pikëpyetje edhe mbështetjen e aleatëve që Kosovën e kanë pru këtu deri ku jemi.

Kurti thjesht ai mashtrues ka lindur dhe mashtrues do të përfundojë. Thjesht ajo ka qenë një nga lojërat e tij të poshtra që ka manipulu me masat e gjëra dhe deklarata e tij është dëshmi e qartë se ky është lojëtar i poshtër në zhvillimet politike në vend.

Be the first to comment on "Zafir Berisha: Albin Kurti njeri i sëmurë, dëshiron ta fus vendin sërish në zgjedhje"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*